Praktikat e mira të fillimit të edukimit të hershëm
- #Fillimi i edukimit të hershëm
- #Procesi i fillimit të kujdesit ditor
- #Është mirë të dini
- #Sëmurjet dhe Edukimi i hershëm
Fillimi i edukimit të hershëm
Fillimi i edukimit të hershëm të fëmijës shkakton mendime të ndryshme te prindërit dhe te fëmijët. Në fazën fillestare mund të ketë brengosje dhe ndjenje faji si dhe entuziazëm dhe pritje e një gjëje të re. Si do të adaptohet fëmija me ndarjen nga prindërit krijon brengosje dhe e përditshmja e tërë familjes kërkon riorganizim.
Fillimi i kujdesit ditor sjellë shumë ndryshime në jetën e fëmijës. Synimi është të krijohet marrëdhënie e hapur dhe e besueshme mes prindërve dhe stafit të edukimit të hershëm në të gjitha gjërat që e përkasin fëmijën dhe zhvillimin e fëmijës. Si partner edukues së bashku ndërtojmë themelin për zhvillimin e ekuilibruar dhe mësimin e fëmijës. Në atmosferë të sigurt dhe të ngrohtë fëmija zhvillohet dhe mëson mirë. Prindërit kanë përgjegjësinë për edukimin e fëmijës, edukimi i hershëm mbështetë këtë në mënyrën më të mirë.
Mos harroni se kemi obligimin e ruajtjes së sekretit në të gjitha gjërat e fëmijës dhe familjes.
Adaptimi i fëmijës në edukimin e hershëm
Fëmija ka nevojë rreth një muaj kohë të adaptohet në kujdesin ditor. Atëkohë sjelljet e fëmijës janë stabilizuar si në shtëpi ashtu dhe në edukimin e hershëm. Reagimet emocionale të fëmijës shpesh janë më të fuqishme në shtëpi se sa në kujdesin ditor sepse fëmija reagon aty ku ndihet i sigurt.
Kujdesi që ka filluar mirë përsëri mund të vështirësohet pas disa muajve sepse disa fëmijë reagojnë me një vonesë. Kur fëmija fillon për herë të parë në edukim të hershëm ose në grup të ri fëmijësh, është ky një hap i madh për te. Shkuarja në grup të ri është gjithmonë emocionuese, gjithashtu edhe për të rriturit.
Fëmija mund të jetë i shqetësuar nga ndarja nga prindërit e tij. Me fëmijën është mirë të bisedoni për mallin apo ndjenjën e mungesës. Në të përditshmen mund të përdoren mënyra të cilat ndihmojnë fëmijën të mbanë mend prindërit gjatë ditës në kujdes ditor: lodër gjumi, gjësende tjera që sjellin siguri, foto të prindërve, etj.
Biseda fillestare (zakonisht para se të fillon kujdesi ditor)
Biseda fillestare bëhet mes prindërve dhe punonjëses pa prani të fëmijës. Në bisedën fillestare punonjësja informohet për fëmijën dhe prindërit informohen për edukimin e hershëm. Në bisedën fillestare prindërit tregojnë gjërat e rëndësishme për fëmijën e tyre, p.sh. çka i intereson fëmijës, të ushqyerit dhe fjetja, ritmi ditor, si luan dhe si i pranon fëmija dëshpërimet. Për prindërinë, për kufijtë dhe dashurinë dhe për gjërat e të përditshmes, çfarë dëshirash për bashkëpunimin e familjes me edukimin e hershëm. Prindërit e dinë se si duhet kujdesur për fëmijën e tyre dhe si duhet të edukohet.
Përfaqësuesi i stafit tregon për zakonet dhe praktikat e çerdhes/kopshtit ose të kujdesit ditor familjar. Gjithashtu merreni vesh për transferimin e informacioneve në planin e mëparshëm të edukimit të hershëm të fëmijës, nëse ekziston një plan i tillë. Kur prindi ndjenë besim në vendin e edukimit të hershëm të fëmijës, ia përcjellë sigurinë fëmijës së vet.
Me rëndësi është që fëmija të ndjenë veten sa më të sigurt që të mund të ju beson të rriturve dhe të luan dhe të vepron në qetësi. Fëmija i vogël nuk di gjithmonë të tregon për nevojat e veta duke u shprehur/folur. Adaptimi i fëmijës fillon me dialogun mes prindërve dhe punonjëseve profesioniste të edukimit të hershëm.
Periudha e njohjes
Kur prindi ndjenë besim në vendin e edukimit të hershëm të fëmijës, ia përcjellë këtë ndjenjë edhe fëmijës së vet. Me rëndësi është që fëmija të ndjenë veten sa më të sigurt që të mund të ju beson të rriturve dhe të luan dhe të vepron në qetësi. Në fillim të kujdesit ditor duhet rezervuar
mjaftë kohë. Fëmija dhe prindërit mësojnë në qetësi ta njohin ambientin e vendit të kujdesit ditor, rutinat, fëmijët e grupit dhe stafin. Orari i njohjes akordohet me familjen.
Procesi i fillimit të kujdesit ditor
1. Vendimi për kujdesin ditor dhe formulari për të ardhurat
Prindërit/kujdestarët marrin vendimin me shkrim në shtëpi për vendin e kujdesit ditor ose informohen përmes telefonit apo e-mailit se vendimi gjendet në Suomi.fi-shërbimet në formë elektronike. Të dhënat për të ardhurat e prindërve shikohen nga regjistri i të ardhurave, nëse prindërit kanë dhënë pëlqimin ose ato mund të dërgohen me e-mail në adresën maarit.seppanen@raisio.fi. Ndërmarrësit/sipërmarrësit duhet ti paraqesin të ardhurat (njëjtë si paraqitja e tatimit) në adresën e e-mailit të lartpërmendur.
Qyteti Raisio
Qendra arsimore/ Maarit Seppänen
Nallinkatu 2, 21200 Raisio
2. Kontaktimi me vendin e kujdesit ditor të dhënë
Prindërit/kujdestarët telefonojnë shefin e njësisë numri i telefonit të cilit gjendet në vendim dhe merren vesh për datën e fillimit dhe datën e bisedës fillestare.
3. Njohja e fëmijës me vendin e kujdesit ditor
Fëmija njoftohet me vendin e kujdesit ditor së bashku me prindin aq herë sa ka nevojë fëmija. Gjatë vizitës njohëse plotësohet kontrata e edukimit të hershëm në të cilin janë shënimet e kontaktit dhe informacione të rëndësishme tjera për fëmijën. Në të njëjtën kohë merreni vesh për kohën e qëndrimit të fëmijës në kujdes ditor dhe për ditët e lira eventuale të rregullta. Prindërit mund të tregojnë për sjelljet dhe zakonet e fëmijës. Marrëdhënia e kujdesit fillon kur fëmija mbetet pa prindin në kujdes ditor. Për fëmijën është mirë nëse mësohet ngadalë në kujdesin ditor, për shembull ashtu që ditët në kujdes të mos të jenë që nga fillimi me gjatësi të plotë.
4. Bërja e planit të edukimit
Kur stafi njoftohet mjaftë me fëmijën, merren vesh me prindërit për datën dhe kohën për bërjen e planit të edukimit të hershëm të fëmijës së bashku. Në plan shqyrtohen gjërat e rëndësishme për fëmijën dhe zhvillimin e fëmijës, të cilat stafi i shfrytëzon për të mbështetur rritjen, zhvillimin dhe mësimin e fëmijës. Nëse fëmija ka deklaratën për mbështetje të veçantë, ajo deklaratë ruhet si pjesë e planit.
Është mirë të dini
Orari i punës
Orari i punës së çerdheve dhe kujdeseve ditore familjare është kryesisht nga ora 6.15–17. Fëmijët që mëngjesin e ngrënë në çerdhe duhet të jenë te vendi jo më vonë se në ora 8. Parku „kite park“ vepron si çerdhe 24 orë në ditë.
Fillimi dhe përfundimi i ditës në kujdes
Kur merr dhe sjell fëmijën në çerdhe sigurohu që ndonjë nga stafi i çerdhes ju ka vërejtur. Fëmija është në përgjegjësinë tënde sa herë që ti je aty. Fëmija më lehtë vepron kur edhe prindërit i përmbahen rregullave të çerdhes. Nëse fëmijën e merr dikush tjetër e jo prindi i vet, lajmëroni emrin e personit zëvendësues dhe shënimet e kontaktit të tij/saj. Përgjegjësia për fëmijën e juaj është e përbashkët me ne dhe është gjë me rëndësi.
Koha në kujdes
Në fillim të marrëdhënies së kujdesit bëjmë kontratën e edukimit të hershëm, në të cilën shkruhet forma e kujdesit. Kohërat më të rëndësishme të kujdesit duhet të lajmërohen një javë përpara në Edlevo-sistemin duke shkarkuar në telefon Edlevo-aplikacionin ose me kompjuter në internet. Aty gjeni informacione tjera për vendin e kujdesit ditor. Për ndryshime permanente të formës së kujdesit duhet gjithmonë të merreni vesh me asistenten e kujdesit ditor familjar ose me drejtoreshën e çerdhes. Koha ditore në kujdes nuk mund të jetë më e gjatë se 10 orë.
Ushqimi
Shërbimet ushqimore kanë bërë listat e përbashkëta të ushqimit për vendet e kujdesit ditor të cilave iu përmbahemi. Orari i të ushqyerit është kryesisht si vijon:
-
në ora 8 mëngjesi
-
në ora 11 ose 11.30 dreka
-
në ora 14 vakti i lehtë
Pas secilit ushqim fëmijëve ju ofrohet xylitol-pastile. Nëse fëmija ka alergji në ndonjë ushqim duhet të merret vërtetimi i infermieres apo mjekut
dhe të dërgohet në vendin e kujdesit ditor ose te asistentja a kujdesit ditor familjar.
Koha e pushimit
Pushimi gjatë ditës është temë e bisedës çdo vjeshtë. Secili fëmijë dëgjon ndonjë tregim, qetësohet dhe pushon çdo ditë rreth 45 minuta. Pas kësaj fëmija mund të ngrihet në këmbë nëse nuk e zë gjumi. Nëse fëmijën e zë gjumi, është i lodhur dhe ka nevojë për gjumë. Fëmijët
zgjohen nga pushimi i ditës deri në orën 14.
Qëndrimi jashtë
Nëse moti lejon, qëndrojmë jashtë çdo ditë. Jashtë kryesisht qëndrojmë në oborrin e rrethuar, por ndonjëherë shkojmë në shëtitje.
Veshja
Fëmija ka nevojë për veshje të përshtatshme me stinën dhe me motin. Veshja duhet të jetë e tillë që mos ti kufizon veprimet ditore të fëmijës/grupit të fëmijëve. Gjithashtu në çantë duhet të ketë rroba rezervë si për brenda ashtu dhe për qëndrim jashtë. Rrobat dhe këpucët është mirë
të emërohen. Nëse fëmija ka nevojë për pelena, edhe ato duhet me i sjell këtu.
Sëmurja dhe dhënia e ilaçeve
Lajmëroni vendin e kujdesit ditor nëse fëmija i juaj është sëmurë. I sëmurë ose në gjendje të dobët fëmija nuk mund të vjen në edukim të hershëm. Kur fëmija mund të qëndron jashtë normalisht, atëherë atë mund ta bini në kujdes ditor. Nëse fëmija sëmuret gjatë ditës në kujdes, menjëherë kontaktojmë me prindërit.
Dhënia e ilaçeve fëmijës kryesish është detyrë e fëmijëve. Në kohën e sotme të gjitha ilaçet që përdoren si kurim kanë si alternativë të dozohen/merren 1-2 herë/ditë. Kjo vlen edhe për pika të syrit. Ilaçet duhet të merren në shtëpi para se të vjen në kujdes ditor dhe sipas nevojës pas kujdesit (pavarësisht nga aj se a e han mëngjesin fëmija në shtëpi apo në çerdhe).
Nëse sëmurja kronike e fëmijës kërkon që ilaçi të merret gjatë ditës në kujdes, për këtë merremi vesh me prindërit e fëmijës dhe me instancën shëndetësore trajtuese. Për këtë shkruhet plani i marrjes së ilaçit. Preparatet homeopatike dhe natyrore janë përgjegjësi e prindërve ti japin fëmijëve dhe ato nuk merren në vendin e kujdesit ditor.
Ditëlindjet
Ftesat për në ditëlindje nuk shpërndahen nëpër ndarjet e dollapit. Grupet në vjeshtë shkruajnë e-mail adresat e prindërve, nëse prindërit kanë dhënë pëlqimin, dhe i shpërndajnë prindërve. Ftesat mund të dërgohen si elektronike.
Për sigurimin e fëmijëve
Në Raisio fëmijët në kujdes ditor janë të siguruar gjatë kohës në kujdes ditor. Për tu paguar kompensimet nga sigurimi i qytetit, fëmija së pari duhet të dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Raisio. Në raste urgjente infermierët e ndihmës së parë vlerësojnë nevojën për transport dhe instancën shëndetësore trajtuese. Në shtëpinë e shëndetit vlerësohen veprimet trajtuese dhe shkruhen udhëzimet e duhura për trajtim të mëtejshëm.
Nëse dërgohet te qendrat mjekësore private prindërit përgjigjen për shpenzimet për pjesën që tejkalon pagesën e shtëpisë së shëndetit. Qyteti Raisio nuk përdorë shërbimet mjekësore private. Si përjashtim janë shërimi urgjent i dhëmbëve kur klinika dentare është mbyllur. Për aksidentet që ndodhin në kujdes ditor menjëherë informohen prindërit e fëmijës.
Transporti me makina
Në shëtitje shkojmë me taksi ose me autobus. Fëmijët nuk bën të transportohen me makinat e stafit.
Kujdestaria e përbashkët/Kujdestaria e vetme
Nëse në familje ka kujdestari të përbashkët, të dy prindërit kanë të drejtën në të gjitha të dhënat e fëmijës. Nëse në familje ka kujdestari të vetme, të dhënat i dorëzohen vetëm kujdestarit të cilit/cilës i është dhënë kujdestaria. Nëse familja ka vendimin e gjykatës për kujdestari, vendimin duhet treguar edhe në vendin e edukimit të hershëm.
Mësimi parashkollor
Mësimi parashkollor përfshihet në ditën e edukimit të hershëm. Kryesisht, puna e mësimit parashkollor bëhet nga ora 8.30-12.30, në njësitë e mësimit parashkollor që gjinden në shkolla kjo kohë mund të ndryshon. Synim i mësimit parashkollor është të zhvillon përgatitjet e fëmijës për të mësuar, të mbështet zhvillimin e personalitetit, të forcon vetëbesimit të shëndoshë dhe vet-imazhin pozitiv.
Në mësimin parashkollor udhëzojmë fëmijën ti përvetëson vlerat dhe normat e kulturës tonë, të merr parasysh tjerët dhe rregullat e lojës së jetës së përbashkët. Veprimet dhe lojërat e shumëllojshme janë mënyra kryesore të punës së parashkollores. Secilit fëmijë i bëhet plani i mësimit parashkollor së bashku me prindërit e fëmijës. Përvojat e mëparshme të mësimit të fëmijës, pikat e interesimit, talenti dhe vështirësitë eventuale në mësim mundohemi ti marrim parasysh në planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë. Orari i punës së mësimit parashkollor për çdo vit gjendet në faqet e internetit të Raisios.
Mësimi parashkollor si dhe vaktet dhe trajtimi i aksidenteve janë falas.
Sëmurjet dhe Edukimi i hershëm
Gjatë vjeshtës dhe dimrit sëmundjet ngjitëse të fëmijëve shtohen dukshëm dhe kësaj duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë. Mënyra më e mirë të parandalohen këto sëmundje është higjiena e mirë e duarve. Vetëm i shëndoshë fëmija mund të merr pjesë në edukimin e hershëm, fëmija i sëmurë e ka vendin në shtëpi.
Organizimi i trajtimit të fëmijës së sëmurë mund të sjell vështirësi prindërve të fëmijës. Prindërit e fëmijës nën 12 vjeç që janë në punë kanë të drejtë të mungojnë nga puna që të kujdesen për fëmijën e sëmurë maksimalisht katër ditë /periudha e sëmurjes së fëmijës.
Infermierja ose mjekja e shtëpisë së shëndetit në Raisio/Rusko/Vahto mund të shkruajnë vërtetim për punëdhënësin për pushim të përkohshëm nga puna për tu kujdesur për te. Pushimi ligjor i kujdesit për fëmijën është pushim pa pagesë. Në disa degë ose vende të punës janë akorduar veçmas për pushim me pagesë për tu kujdesur për fëmijën e sëmurë.
Rregulli kryesor është që fëmija i sëmurë nuk bën të dërgohet në kujdes ditor. Fëmija i sëmurë duhet të pushon dhe rikuperohet në shtëpi. Dhënia e ilaçit kundër dhimbjeve dhe temperaturës para dërgimit në kujdes ditor gjithashtu nuk rekomandohet. Fëmija është mirë dhe në gjendje për kujdes ditor kur ai mund të luan dhe merr pjesë në aktivitetet e çerdhes pa nevojë për kujdes /vëmendje të veçantë. Më poshtë është lista e nevojës për izolim sipas sëmundjeve.
Kur secili prind e merr këtë parasysh, fëmijët mbesin më të shëndoshë.
Në edukimin e hershëm/në mësimin parashkollor nuk jepen ilaçe fëmijës gjatë ditës në kujdes ditor. Përjashtim është vetëm trajtimi i sëmundjes afatgjate me ilaçe, për të cilën gjë fëmijës i bëhet plan i veçantë i trajtimit me ilaçe. Lyerja e lëkurës së fëmijës me yndyrë mund të bëhet nëse këtë e kërkon lëkura atopike.
Kur mund të vjen fëmija në kujdes ditor në çerdhe/parashkollore?
Temperaturë: Fëmija mund të kthehet në kujdes ditor /parashkollore pas një dite pa temperaturë dhe kur simptomat tjerë eventual janë duke i kaluar.
Kollë dhe flamë: Nëse ka temperaturë, shiko pikën Temperaturë. Kollë dhe flamë kërkojnë që fëmija të mungon deri sa ato pengojnë kondicionin e përgjithshëm ose veprimin në kujdes ditor/parashkollore (p.sh. qëndrimin jashtë).
Diarre dhe vjellje: Fëmija mund të kthehet në kujdes ditor /parashkollore kur ka qenë 2 ditë pa simptoma.
Lija e ujit/dhenve: Zakonisht 5-6 ditë nga fillimi i simptomave në lëkurë deri sa flluskat të thahen dhe gjendja lejon.
Infeksion i veshit: Nuk ka nevojë për veprime të veçanta. Fëmija mund të kthehet në kujdes ditor /parashkollore kur ta lejojnë temperatura, dhimbja dhe kondicioni i përgjithshëm.
Infeksion i syrit: Izolimi nuk është i domosdoshëm, simptomat vendosin mungesën.
Krimbat në zorrë: Nuk ka nevojë të mungon nga kujdesi ditor /parashkollorja. Ilaçet jepen në shtëpi tërë familjes njëkohësisht.
Morrat: Izolimi është i nevojshëm deri sa ti jepet trajtimi me ilaç.
Impetigo-flluskat: Izolimi zgjatë 24 orë nga fillimi i marrjes së ilaçit përmes gojës dhe 48 orë nga fillimi i ilaçit lokal në sipërfaqe.
Lia e foshnjës: Trajtimi bëhet ashtu si e kërkojnë simptomat. Fëmija mund të kthehet në vendin e kujdesit ditor menjëherë kur e lejon kondicioni i përgjithshëm dhe temperatura.
Fruthi i keq dhe angina (A-infeksione të Streptokokut): Izolimi i mjaftuar është 24 orë nga fillimi i trajtimit me antibiotik, kohëzgjatja e trajtimit në shtëpi varet nga kondicioni i përgjithshëm i fëmijës.
Herpes Simplex I. kollë e mirë: Nuk ka nevojë për izolim nëse kondicioni i përgjithshëm është i mirë.
RS-virusi: RS-virusi ngjitet më së shumti mu para shpërthimit të sëmundjes dhe në fazën fillestare të sëmundjes. Izolimi i fëmijës gati që nuk ka fare rëndësi për rrezikun e ngjitjes/infektimit. Fëmija mund të kthehet në kujdes ditor apo në parashkollor kur nuk ka temperaturë dhe kondicioni i përgjithshëm i fëmijës është i mirë.
Parvo apo Lia e vogël: Në infeksion shkojnë 1-3 javë deri sa të shpërthen sëmundja. Për këtë arsye rreziku i infektimit/ngjitjes është vështirë të kufizohet saktësisht. Fëmija duhet të mbahet në shtëpi deri sa temperatura të largohet dhe fëmija duket i shëndoshë. (skuqja e lëkurës mund të zgjatë dy javë, duke u larguar dhe paraqitur përsëri. Skuqja e lëkurës pra nuk është pengesë për kthimin në kujdes ditor/parashkollore.
Enteropoks-lia: Sëmundja ngjitet edhe para paraqitjes së simptomave. Fëmija mund të jetë në kujdes ditor /parashkollore nëse gjendja/kondicioni i përgjithshëm i fëmijës është i mirë dhe nuk ka temperaturë.
Zgjebe: Të mungon nga kujdesi ditor 24 orë pas përfundimit të trajtimit.
Adenovirusi: Infeksioni me adenovirus ngjitet lehtë përmes spërkatjes gjatë kollitjes dhe teshtitjes apo me prekje për shembull përmes duarve. Disa adenoviruse mund të ngjiten nga jashtëqitja apo nga uji ku notohet. Për adenovirus infeksion nuk ka ilaçe, por trajtimi bëhet sipas simptomave.